Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve.
Votat që kanë marrë kandidatët nëpër komuna:
Podujevë: Shpejtim Bulliqi ( LVV) 91 vota, Ekrem Hyseni (LDK) 11 vota;
Prishtinë: Arben Vitia (LVV) 122 vota, Përparim Rama ( LDK) 12 vota;
Prizren: Mytaher Haskuka (LVV) 68 vota, Shaqir Totaj (PDK) 53 vota;
Shtime: Qemajl Aliu (LVV) 42 vota, Naim Ismajli (PDK) 14 vota;
Viti: Arsim Ademi (LVV) 33 vota, Sokol Haliti (LDK) 24 vota;
Vushtrri: Xhafer Tahiri (LDK) 4 vota, Ferit Idrizi (PDK) 1 vota;
Malishevë: Ekrem Kastrati ( Nisma) 1 votë, Isni Kilaj (PDK) 56 vota;
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 148 vota, Lutfi Haziri (LDK) 65 vota;
Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 74 vota, Mimoza Kusari Lila (LVV) 82 vota;
Drenas: Ramiz Lladrovci (PDK) 1 votë, Driton Ajazi (DD) 4 vota;
Istog: Bekë Berisha (AAK) 22 vota, Ilir Ferati (LDK) 48 vota;
Kaçanik: Jeton Raka (LVV) 19 vota, Besim Ilazi (PDK) 2 vota;
Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 19 vota, Esat Raci (PDK) 3 vota;
Raundi i dytë i zgjedhjeve është mbajtur më 14 nëntor, ku KQZ kishte pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora. /Gazeta Enigma/.