Vrasja e 19-vjeçarit, flet xhaxhai i viktimës

Vrasja e 19-vjeçarit, flet xhaxhai i viktimës

Mbrëmjen e së dilës, nga të shtënat me armë drejt tij, ka ndërruar jetë një 19-vjeçar, në Vushtrri.

I dyshuari për këtë vepër është kapur dhe arrestuar, dhe sipas policisë është i të njëjtës moshë, 19-vjeç.

Lidhur me rastin, ka folur xhaxhai i tashmë të ndjerit.

Nysret Zymeri, është shprehur se nuk di se si ka ndodhur rasti, derisa shtoi se familja nuk ka pasur probleme me askënd.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma

Related Articles