Dy të dyshuar ditë më parë kanë privuar nga jeta duke e therrë me thikë një 41-vjeçar nga Fushë Kosova.
Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Vrasje”.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftojnë se kanë paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të veprës penale “Vrasja”, pranë Gjykatës kompetente”, u shpreh Ulaj.
Ndryshe, Musliu dhe Bajrami janë prangosur në hyrje të Vushtrrisë, ku Policia i ka kapur në flagrancë derisa po tentonin t’ia mbathnin, për t’iu shpëtuar arrestimit.