Vrasja e Liridona Ademaj – Murselit e urdhëruar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka tronditur jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin.
Një fenomen i till karshi grave në Kosovë nuk po zbehet, por dita-ditë femicidi po theksohet edhe më shumë.
Më 29 nëntor Liridona u qëllua për vdekje nga një person që u paraqit si hajn dhe kërkoi para nda familja Murseli, e cila po kthehej me veturë në shtëpi.Bashkëshorti i saj Naim Murseli kishte deklaruar në polici atë natë se hajni kërkoi nga ta para, e më pas urdhëroi Naimin të largonte fëmijët nga vetura.
Ku menjëherë pas arrestimit të dorasit Granit Plavës, ky i fundit kishe deklaruar se ishte urdhëruar nga vetë bashkëshorti i saj për vrasjen e saj ku në këmbim të ksaj ai do të paguhej nga Naimi 30 mijë euro.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dalë me njofti, ku bëhen të ditura disa detaje nga kryerja e aktit. E njëjta konfirmoi sot se Naim Murseli për të kryer vrasjen e Liridonës premtoi 30 mijë euro.
Për rastin e Liridonës janë organizuar protesta në Tiranëdhe Prishtinë me moton ‘nuk ka paqe pa sigurinë e grave’
Eksperti i Sigurisë Drizan Shala, në një përgjigje për “Enigmën”, thotë se Kosova ka standart të lartë të sigurisë për qytetarët e saj, si dhe qendrat sociale ku strehohen gratë e dhunuara ose të keqtrajtuara janë të larta.
“Siguria në Kosovë duhet të përcaktohet si element që qytetaret duhet ta ndjejn por edhe ta shohin në veprimet që ndërmarrin institucionet e Kosovës për të ofruar dhe parandaluar veprimet kriminale por edhe në mburojen që bëhet përmes procesit represiv ndaj kryesve të veprës penale. Kosova ka një standart të lartë të sigurisë për qytetaret e saj por edhe grave në veqanti duke mbuluar dhe ofruar standartin me të lartë të kujdesit institucional. Ndërsa në lidhje me qendrat sociale ku strehohen femrat mund të thuhet qe janë tejet të larta në ofrimin e siguris individuale të jetrave të tyre”, tha Shala për “Enigmën”.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruan 8 raste të vrasjeve së grave, katër prej tyre gjatë këtij viti, derisa gjatë periudhës dyvjeçare mbi katërmijë gra ishin viktima të dhunës në familje
Në një përgjigje për “Enigmën”, nga Policia e Kosovës, kanë thënë se në vitin 2022 janë evidentuar 2765 raste të dhunës nëfamilje, ku 2288 prej tyre kanë qenë të gjinisë femrore dhe 517 meshkuj.
Kurse, për periudhën janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej rasteve kanë viktima femra dhe 497 meshkuj. Si dhe kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë”, ku janë evidentuar 5 viktima, ku 3 prej tyre kanë qenë femra dhe 2 prej tyre meshkuj.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra. Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima, tri prej tyre 3 femra”, thuhet në përgjigje.
Ndërkohë, psikologu Rron Kastrati tha se orestrimi i vrasjes së Liridonës nga bashkëshorti i saj tregon se Nimi në këttë rast është një superkriminel, dhe se në këto raste institucionet përkatëse duhet të kryejnë punën e tyre duke analizuar çdo informatë lidhur me këtë ngjarje, dhe ta marrë dënimin e merituar që të mos mbetet dënim i pamerituar që të tjerët të mosmendojnë se shteti nuk funksion.
‘Çrregllimet psikopatologjike të personalitetit, historia kriminale e një personi apo tendencat e tij profitabile të cilat si rjedhojë mund të vijnë nga manovrat dhe rrethanshmëritë e krijuara, në lufte për të mbijetuar në format më të padenjta dhe joligjore e që mund të kenë karakteristikat e një sociopatie, gjithashtu vrasja e një gruaje me rrethana mistorioze duke krijuar alibi bindse, “unë do të isha hero nëse nuk do të zbulohej kjo”, sigurisht që këto janë predispozitat dhe prirjet e një super krimineli që thyen çdo norme, etike e çdo moral vetëm për të mjegulluar situaten e për të dal i pafajshëm apo si viktimë, tendencat e tilla janë tendenca të personalitetit manipulativ që në shpërputhje në çdo lloj etike mund të shkaktoj probleme nësferën sociale dhe kolektive të shoqerisë, personat që po e përjetojne këtë ngjarje janë të terrorizuar të emocionuar, në prezencën e një frike dhe pasigurie mbarështetërore, duke marrë parasysh faktin se ndeshkimi duhet të jetë
i ashpër dhe gjykata përveç administrimit të provave dhe shqyrtimit të çdo lloj informacioni nga hetuesia, duhet të marr parasysh edhe profilin psikik të një
dorasi që orkestron vrasjen e gruas së tij duke i marr fëmijët nga automjeti dhe gjoja duke kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ta ndihmuar gruan dhe fëmijët
ose anasjelltas, veçanërisht ne duhe të kemi kujdes kur ne bëjmë interpretime të tilla, duhet të hulumtohen indikacionet e mundshme, megjithatë secili njeri që
justifikon një dhunues ose një vrasës që kryen një akt makabër, duke e orkestruar ate mund të jetë një dhunues apo një vrasës potencial, justifikimet
nuk vlejnë, ka ndërruar jetë një grua, një nene, një vajze mjaft pozitive që ka marr komplimente e lëvdata edhe nga familja e dorasit, asesi nuk duhet ti lakohet emri për çfardo lloj tematike, në duhet të organizojmë protesta sensibilizuese për të krijuar task force për dhunën në familje dhe për t’u monitoruar nga psikologet komunitar dhe nga qendrat per pune sociale, te gjitha rastet e dyshimta ku gratë dhunohn, keqtrajtohen, abuzohen, dhe posaqerisht të gjitha institutcionet përkatëse duhet të vazhdojnë me ngulm reformimin institucional dhe shtimin e saskioneve dhe disiplinës institucionale në mënyrë që të reduktohen skajshmërisht, kur një doras e kryen një vrasje dhe dënohet me pak vite ose jo me aq sa e meritonte, të tjerët kur e shikojnë thonë qe ligji
nuk funskionon këtu është tolerant, dhe mund të shtohen përforcimet tjera që këtoraste të jenë prezente”
“Vetmenaxhim mbështetje psikosociale, sensibilizim të shoqërisë nga këto fenomene duke raportuar rastet duke bashkepunuar me institucione, duke mos pasur frikë nga asnjëlloj kërcnimi që mund të vie nga jashtë, brenda apo kudo por në kontesktin piskologjik shoqëria lëngon nga një depresion kolektiv, dhe ky lloj ka marr një afsh të madh dhe është shtuar niveli i pasigurisë dhe janë shtuar presionet e kërkesave për mbijtesë, dhe krizave socio-ekonomike refeuar statusit financiar. t komunikohen shqetësimet përmes qendrave sociale, të kontaktohen psikologët profeisonal, inkuadrimi i psikologut komunitar nëpër
regjione”, përfundoi Kastrati për Enigmën.
Lidhur me vrasjen e fundit ka shkruar edhe “Associated Pres”.
“Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, gratë ngacmohen, përdhunohen, rrihen dhe vriten, shpesh nga partnerët e tyre dhe pasi raportojnë vazhdimisht dhunën tek autoritetet. Rajoni është jashtëzakonisht konservator, me një traditë shekullore të dominimit të meshkujve, por problemi u rrit pas luftërave në vitet 1990 dhe krizave politike, ekonomike dhe sociale që kanë vazhduar që nga përfundimi i konflikteve”, ka shkruar AP.
Deri më tani tre persona janë të dyshuar për vrasjen e cila pretendohet në dosjet e hetuesisë dhe prokurorisë se ishte inskenuar, ndërsa urdhërdhënësi për të kryer vrasjen dyshohet të jetë Naim Murseli, burri i Liridona Ademajt./GAZETAENIGMA/KQZ konfirmon se është duke përgatitur përgjigjet për kërkesat e largimit të kryetarëve veriorë