Mosmarrëveshjen që kishin mesa duket nuk arritën ta zgjidhnin me fjalë.
Bëhet fjalë për dy vëllezër në Prishtinë.
Njëri sulmoi tjetrin me mjet të mprehtë me ç’rast humbi jetën.
Vdekjen e viktimës e konstatuan edhe nga ekipi mjekësor.
Për lajmin ka dhënë detaje policia.
“Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.
“Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, njofton PK-ja.
Ndërsa personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.
Për këtë ka njoftuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Syla.
Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja nga ky rast. /Gazeta Enigma