Vrasja e policit kosovar në veri, vjen reagimi i parë i ShBA-së

Vrasja e policit kosovar në veri, vjen reagimi i parë i ShBA-së

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara e të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

Hovenier, shkroi se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ai shtoi se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë.

“I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të cilën edhe e ka publikuar në platformën “X”. / Gazeta Enigma.

Related Articles