Të enjtën (21.11.2024), do të protestohet në Tiranë.
Prindërit do të ngrisin zërin e tyre për vrasjen e të miturit, Martin Canit në shkollën “Fan Noli”.
Në njoftim bëhet e ditur se protesta do të fillojë në ora 11:00 nga shkolla “Fan Noli”, drejt Ministrisë së Arsimit.
“Prindërit në protestë, për jetën, sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma