Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit duke kerkuar ndihmë edhe nga qytetarët nëse kanë ndodnjë informacion të lajmërojnë autoritetet.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/