Vrasja e Triumf Rizës – Sekiraqa: Qëndroj prapa çdo fjale dhe germe që e kam thënë dhe nënshkruar

Vrasja e Triumf Rizës – Sekiraqa: Qëndroj prapa çdo fjale dhe germe që e kam thënë dhe nënshkruar

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të mërkurën, Enver Sekiraqa gjatë dhënies së mbrojtjes së tij ka thënë se qëndron para çdo deklarate të dhënë më parë dhe të nënshkruar nga ai.

“Unë qëndrojë para çdo deklarate që unë e kam dhënë edhe që kom nënshkru, para çdo fjalie, para çdo germe, dhe s’kam asgjë të për të ndryshuar as shtuar për atë çka unë e kam thënë dhe e kam nënshkruar”, ka thënë i akuzuari Sekiraqa.

I akuzuari Sekiraqa po vazhdonë me dhënjën e mbrojtjes së tij para trupit gjykues.

Ndryshe, seanca e 30 gushtit 2023 ishte ndërprerë me kërkesën e prokurorit special Burim Çerkini, i cili ishte në zëvendësim të prokurores së çështjes Merita Bina-Rugova, me arsyetimin se nuk ishte i gatshëm të bëjë elaborimin e provave materiale.

Ndërsa, seanca e datës 11 korrik 2023 ishte i hapur për publikun pas tri seancave të mbyllura.

Të mbyllura për publikun kanë qenë seancat e 2 majit, ajo e 15 majit, si dhe seanca e 6 korrikut 2023.

Edhe në seancën e 27 tetorit 2022, ishte mbyllur për publikun dëshmia e Adelina, Ema dhe Zanfina Ismailit, të cilat do të dërgjoheshin përmes video-lidhjes.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Related Articles