Vrasja në Malishevë: Policia jep detaje

Vrasja në Malishevë: Policia jep detaje

Një person dyshohet se është vrarë sot në Malishevë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Gazetën Enigma.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Related Articles