Vrasja në oborrin e QKUK-së, u.d së Ministrisë së Shëndetësisë: Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam

Vrasja në oborrin e QKUK-së, u.d së Ministrisë së Shëndetësisë: Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Gexha përmes një shkrimi në Facebook tha se është e tronditur dhe nuk po mund ta shpreh indinjatën për këtë rast makabër.

Ajo u ka shprehu familjarëve e miqve të viktimës ngushëllimet më të sinqerta, duke shtuar se do të angazhohet aq sa ka forcë për rastin.

“Si një grua dhe nënë e dy vajzave, si mjeke, nuk dua që ato e asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen të pasigurta në shoqërinë tonë. Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam”.

“Plumba mbi një grua – burim i jetës, që nuk e lanë të bëhet nënë. Plumba që shuan një jetë që sapo po zinte fill. Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë ku gruaja po priste të bëhet nënë! Si për ironi të fatit, si sot para 17 vitesh, isha vet e shtruar po në këtë klinikë, që të nesërmen të lindja fëmijën tim të parë, fat që kësaj gruaje ia morrën plumbat e shkrepur nga ky burrë mizor”.

“E tronditur, sa mezi po shkruaj, shpreh indinjatën më të thellë për këtë rast makabër. Ju bëjë thirrje organeve relevante që të veprojnë pa kompromis. Familjarëve e të afërmëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qëndroj pranë e solidarizohem edhe me punonjësit shëndetësor e gratë e shtruara në këtë klinikë që ky akt makabër i ka tronditur”, ka shkruar ajo.

Related Articles