Mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Konflikti dyshohet të ketë nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Për këtë rast janë ndaluar gjashtë persona, përfshirë edhe Dibran Hoxhajn të njohur si “Kobra”.
Pas ngjarjes dy viktimat janë dërguar në spitalin e Kukësit, drejtori i të cilit ka dhënë detaje në emisionin “Frontal” të T7.
Sulejman Sokoli tha se rreth orës 04:30 në spitalin e Kukësit është paraqitur një veturë, derisa shtoi se i ndjeri ka shkuar pa shenja jetë, ndërsa i plagosuri tashmë është dërguar në spitalin e Tiranës.
“Në orën 4:30 është paraqitur një makinë për të kërkuar ndihmë, njëri është konstatuar i vdekur ndërsa tjetri ka ardhur i plagosur në këmbën e djathtë. Ai pas dhënies së ndihmës së parë, është dërguar në Tiranë… Është jashtë rrezikut për jetë… Viktima ka ardhë pa shenja jetë, pastaj është njoftuar policia dhe organet kompetente”, tha Sokoli.