Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje

Mbrëmjën e së dielës, nga të shtënat me armë mbeti i vdekur një 19-vjeçar në Vushtrri

19-vjeçi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Kështu ka njoftuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, tha Zahiti për Gazetën Enigma.

Aktualisht, njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar. /Gazeta Enigma

Related Articles