Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë

Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë

Një grua raportohet se është vrarë para pak çastesh në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes, ku ekipet e policisë kanë rrethuar zonën, dhe kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin.

“Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

“Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”,tha Veseli.

Related Articles