Vuçiq e komenton pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Mos u shqetësoni

Vuçiq e komenton pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Mos u shqetësoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.



Kosova do të marrë pjesë në olimpiadën e kësaj vere me 11 sportistë.

Duke iu drejtuar me një mesazh sportistëve serbë për olimpiadë, Vuçiq ka folur edhe për pjesëmarrjen e Kosovës.

“Shpresojmë për sukses, fitore dhe gëzime. Ju do të keni konkurrentë nga Kosova, por mos u shqetësoni. Ju bëni sport. Ne jemi me ju”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk ju detyrojmë ta bëni ndonjë veprim politik. Ne do t’ju mbështesemi. Duam që ju të fitoni”, shtoi ai.

Related Articles