Vuçiq: KFOR-i beson se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Vuçiq: KFOR-i beson se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i konsideron se nuk ka problem me kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, duke iu referuar Rezolutës 1244.

Ai duke u paraqitur si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink ka deklaruar se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje.

“Këtë e kanë deklaruar në letrën e tyre të përpiluar me kujdes që i kanë dërguar Qeverisë me kërkesë dhe ai e ka marrë përmes kabinetit ushtarak”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, KFOR nuk i është referuar pjesës së Rezolutës sipas së cilës është e mundur që ta refuzojnë atë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë ishte dje në Hilandar për Krishtlindje. Pas kthimit të tij në Beograd, atij iu dorëzua përgjigja e KFOR-it në ndërtesën e Presidencës.

Related Articles