Vuçiq: Kurti është armiku më i madh i Listës Serbe, nuk dëshiron pjesëmarrjen e saj në zgjedhje

Vuçiq: Kurti është armiku më i madh i Listës Serbe, nuk dëshiron pjesëmarrjen e saj në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar sot se vendi do të pësojë presion në rritje në lidhje me Kosovën.

Ai ka theksuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse nuk mund ta kontrollojë atë dhe e sheh si armikun më të madh.

“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe, fjalë për fjalë deri në përjashtimin fizik nga zgjedhjet, sepse është një faktor përçarës, i pabindur. Përpiqet të kontrollojë shumë parti të tjera, duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb, por nuk ka asnjë kontroll mbi Listën Serbe, prandaj është armiku i saj më i madh”, tha Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Për këtë arsye ai ka kërkuar nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq që të marrë masa shtesë.

“Gjithçka që bënë, e bënë kundër marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të tjera. Prandaj përpiqet t’ia prezantojë publikut botëror”, tha Vuçiq.

Ai ka kërkuar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, që këtë ta bëjë detyrë edhe të departamentit të tij.

“Të merremi me Kosovën shumë më tepër sesa ishte rasti në muajt e kaluar”, tha Vuçiq.

Related Articles