Pavarësisht se në takimin e fundit në Bruksel kishte dhënë pajtimin për planin franko-gjerman, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq vazhdon të përsëris qëndrimin e tij se Serbia s’do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, raporton Gazeta Enigma.
Këto deklarime nga kreu i shtetit serb, që bien në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, i ka bërë në një intervistë në televizionin “Tv Happy”, duke thënë se Serbia është e gatshme për shumë kompromise, megjithatë sipas tij “shqiptarët s’do të bëjnë asgjë”.
“Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan fer”, ka thënë të enjten mbrëma kreu i shtetit serb.
Ai ka komentuar edhe vizitën e Miroslav Lajcak në Prishtinë dhe takimin që emisari sllovak ka pasur me kryeministrin Albin Kurti. Vuçiq në këtë intervistë ka thënë se e është pothuajse i sigurt që kryeministri Albin Kurti s’do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Gazeta Enigma/