Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën

Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai e bëri këtë deklaratë në llogarinë e tij në Instagram gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun, që pas Prishtinës, shkuan në Beograd.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarit e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron  – Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne – paraprakisht ishin në Prishtinë ku e takuan kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak pas takimit u deklarua shkurt duke thënë se nuk mund të japë shumë detaje të takimit, por tha se e përfunduan pjesën e parë të misionit në Prishtinë dhe do të vazhdojnë në Beograd.

Related Articles