Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka raportuar sot në Parlamentin e Serbisë lidhur me takimin që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vuçiq ka thënë se shkaku i serbëve që jetojnë në Kosovë duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi.
“Njerëzit të cilët jetojnë në kushte të vështira në Kosovë speficikisht në enkalavat serbe nuk jetojnë sikur njerëzit në Serbi por me shumë më shumë vështirësi, dhe për atë ata duan negociatat të vazhdojnë që ne të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Nëse nuk arrijmë kompromis jo atëherë ne do të duhet të futemi në një situatë kur dikush duhet ta zhbllokojë konfliktin”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se nuk e di se cila zgjidhje do të jetë ajo.
Tutje Vuçiq ka thënë se Kurti e ka pyetur 5 herë se kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës, teksa Vuçiq i ka thënë kurrë.
“Jam përpjekur të flasim për shumë tema. Por jo. Tema e vetme aty ishte ‘kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës?’ Kurti më pyeti pesë herë, kur, kur, kur, kur? I thash ‘Kurrë’”, ka deklaruar Vuçiqi para deputetëve të Serbisë.