Vuçiq pas takimit me Palmer dhe Lajçak: Dialogu vazhdon, besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën

Vuçiq pas takimit me Palmer dhe Lajçak: Dialogu vazhdon, besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas takimit me me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, raporton Gazeta Enigma.

Vuçiq këtë takim e vlerëson si të mirë, i cili theksoi se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën e se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Sipas deklaratës, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rolin e të dërguarit special Mirosllav Lajçak në këtë proces, si dhe ka vlerësuar “fokusin e Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në bisedimet me Prishtinën”.

Related Articles