Vuçiq: Për SHBA-në është e qartë kush është fajtori

Vuçiq: Për SHBA-në është e qartë kush është fajtori

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të qartë se kush është fajtori për situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës.

Sipas Vuçiqit, edhe pse SHBA-ja e ka të qartë fajtorin, ajo nuk po ndryshon strategjikisht asgjë në lidhje me Kosovën.

“SHBA nuk po ndryshon kursin, thjesht është e qartë se kush është fajtori për një situatë, por strategjikisht asgjë në veçanti në lidhje me Kosovën dhe situatën në rajon nuk do të ndryshojë. Por ajo që është e rëndësishme është që ata të na dëgjojnë. Kjo është hera e parë që diçka e vërtetë u ndesh me dënimin amerikan, shpresoj të jetë e njëjta gjë me evropianët. Situata është shumë e ndërlikuar”, ka thënë Vuçiq para fillimit të samitit të liderëve evropianë që po mbahet në Moldavi, shkruan ‘Koha’.

Vuçiq ka përsëritur se zgjedhjet në veri nuk janë legjitime për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

“Nuk do të ketë takime të lehta, është e rëndësishme që ne të mundohemi të ruajmë stabilitetin. Kam folur sot në mëngjes me njerëzit nga veriu i Kosovës dhe i kam lutur për paqe dhe vendosmëri. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që disa njerëz të kuptojnë se 3.4 për qind nuk janë zgjedhje legjitime dhe të mos e ngacmojnë popullin tonë. Do të bëj një bisedë me Macronin dhe Scholzin dhe do të përpiqem t’i kthej gjërat në normalitet”, ka thënë Vuçiq.

Përveç me Macronin dhe Scholzin, me të cilët do të takohet edhe presidentja Vjosa Osmani, Vuçiqi pritet të ketë takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Related Articles