Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me shefen e Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret.
Ai me Giaufret ka diskutuar për situatën në Kosovë.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiqi ka treguar se ata kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, si dhe për hapat që po ndërmarrin për të avancuar në rrugën evropiane.
“I kam bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që urgjentisht dhe përmes angazhimit konkret të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, i cili kërcënon sigurinë e popullit serb dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiqi
Ndër të tjera, Vuçiqi tha se e ka falënderuar ambasadorin për gjithçka që bën BE-ja, veçanërisht në fushën e investimeve, integrimit ekonomik dhe social dhe mbështetjen për reformat. /Gazeta Enigma
Vuçiq takon ambasadorin e BE-së, flasin për Kosovën
