Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se Qeveria e vendit paguan ish të dërguarin e Administratës Trump, Richard Grenell dhe ish-zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Eurozisë, Matthew Palmer.
Ai në një intervistë në një televizion në Serbi, të martën mbrëma, ka folur gjerë e gjatë për këtë dhe për çështjen e Kosovës.
Ka akuzuar të tjerët në Serbi që nuk janë me pushtetin si “tradhtarë” që nuk ia duan të mirën Serbisë.
“Kjo është një gënjeshtër e madhe, është e turpshme. Qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë Serbinë. Secili që nuk është kundër nesh menjëherë e bëjnë lobues tonin”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar opozitës dhe mediave të pavarura në Serbi. /Gazeta “Enigma”/