Vushtrriasi tenton ta detyrojë gruan të kthehet në shtëpi pasi shkoi te vëllai i saj, ajo e çon në Polici

Vushtrriasi tenton ta detyrojë gruan të kthehet në shtëpi pasi shkoi te vëllai i saj, ajo e çon në Polici

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për shkak të telasheve, një çift nga Vushtrria kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet se ka ushtruar dhunë  psikike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të problemeve.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se burri i saj ka tentuar ta detyrojë që të kthehet në shtëpi me forcë. 

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar, por i dyshuari kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarit.

Related Articles