Wesley Clark, ish gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, do të jetë nesër në Kosovë.
Clark do të pritet nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas një njoftimi të LDK-së, ish-gjeneralit Clark do t’i ndahet Dekorata dr. Ibrahim Rugova.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Gazeta Enigma
Wesley Clark në Kosovë, do t’i ndahet dekoratë
