Xhaka i falënderon ata që i besuan dhe ata që nuk i besuan

Xhaka i falënderon ata që i besuan dhe ata që nuk i besuan

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër. Xhaka ka shkëlqyer me përfaqësuese e po ashtu tek Arsenali.



“Shumë falenderime për të gjithë. E falenderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që më besuan. Por edhe njerëzit që nuk besuan tek unë. Ju vazhdimisht më keni shtyrë”, ka thënë kapiteni i Zvicrës në ceremoninë e të hënës mbrëma.

Xhaka ka folur për situatën tek Arsenali. Skuadra londineze po udhëheq në Premier League. “Tri vjet më parë preka fundin tek Arsenali dhe tani jam atje, në majë të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka theksuar Xhaka.

Xhaka për herë të dytë u shpall më i miri. Për herë të parë ishte shpallur në vitin 2017.

Related Articles