Ambasada franceze në Kosovë, ka njoftuar se xhamdarmëria kombëtare e këtij vendi ka ‘zbarkuar’ në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ambasade përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se “xhandarmëria kombëtare është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
“Si pjesë e EUROGENDFOR, ajo po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.
“Ky bashkëpunim dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”.