Zbulohen 5 emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Ferizaj

Zbulohen 5 emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë zbuluar pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj.

“Sot, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues”, njofton policia.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.

Related Articles