KRU Prishtina ka njoftuar se janë zbuluar tri kyçje ilegale në Bardhosh të dielën brenda dy orëve.
KRU Prishtina ka bërë të ditur se në një rast një qytetar ka keqpërdorur ujin e pijshëm për ujitje.
“Uji i pijshëm në Bardhosh po shpenzohet pa mëshirë. Tre kyçje ilegale u identifikuan brenda 2 orëve sot”, ka shkruar KRU Prishtina.
Po ashtu, KRU “Prishtina” njoftoi se një konsumator po keqpërdorte ujin pamëshirshëm, duke e lënë rrjedhën e ujit tërë natën lëshuar. / Gazeta Enigma.