Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë

Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, si dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për prodhimin e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Pejës, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që në vazhdim të ndërmerren arrestime lidhur me këtë rast.

Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë operacionet për luftimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e sigurisë publike.

Related Articles