Në Ferizaj është bërë zbulimi i shtatores së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili ishte një figurë kyçe në fillimin e bombardimeve nga NATO-ja gjatë kohës së luftës në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërkohë që ceremonia u përcoll edhe nga një numër i madh i qytetarëve.
Blair kishte planifikuar të ishte i pranishëm në këtë ceremoni, por nuk arriti të ishte pjesë. Ai dje mbajti fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. /Gazeta Enigma