Zëdhënësi emblematik i policisë: S’pranuam të punojmë pa armë (VIDEO)

Zëdhënësi emblematik i policisë: S’pranuam të punojmë pa armë (VIDEO)

Ish-zëdhënësi i policisë, Refki Morina, e bëri një rrëfim interesant lidhur me ushtrimin e detyrës së tij në kohën e menjëhershme pas luftës në Kosovë.

Ai tregoi se si gjenerata e parë rreth 4-5 muaj kanë dalë pa pajisje të mjaftueshme policore që i duhet një patrullë dhe se për këtë i ishte dashur të jenë këmbëngulës në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësoheshin.

“Ne 4-5 muaj kemi dalë pa revole, veç me shufër se s’kishim revole. Gjenerata e parë, viti 99 na është dashur të bëjmë një protestë, një grevë 48 orë, dhe nuk kemi dashur të dilnim ne punë pa parmë dhe pa pajisje policore”.

“Më kujtohet si sot që askund nuk kemi pasur vend të mbajmë konferencë me gazetarë, se krejt të rrënuara kanë qenë lokalet, vendet. Hotel Grandi ka qenë në rregull dhe në katin e tretë aty e kemi mbajtur konferencën”.

“Pas 48 orëve kanë filluar të na i sjellin gllokat prej Austrisë, kështu që e kemi bërë njëfarë presioni”, kujton Morina për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se policët e gjeneratës së parë e deri të pestën kanë pasur vështirësi të tilla dhe se përpos të profesionalizoheshin, i është dashur të merren edhe me qytetarët.

Morina tregoi edhe se si perceptoheshin policët e Kosovës nga qytetarët në atë kohë, meqë ishin mësuar që policia deri atëherë, pra ajo serbe, të jetë vrastare.

Klikoni në videon e mëposhtme për ta dëgjuar rrëfimin:

Related Articles