Zëdhënësi i DASH-it: Suksesi i bisedimeve në Bruksel është prioritet i SHBA – së

Zëdhënësi i DASH-it: Suksesi i bisedimeve në Bruksel është prioritet i SHBA – së
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, dje ka folur në një konferencë për media ku është pyetur edhe për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai është pyetur për pritshmëritë e SHBA-së nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Price është pyetur se sa është prioritet çështja e dialogut për Amerikën nga 0 deri në 10, ku i njëjti deklaroi se takimin e sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, e vlerëson si “prioritet absolut” për SHBA-në.

“Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme, ne besojmë, që të dyja palët do ta përdorin këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin. Është një prioritet i yni. Ne dëshirojmë të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut”, tha ai.

Ai ka thënë se ka nevojë për kompromis, duke shtuar se kjo nuk do të ishte shenjë dobësie por është thelbësore.

“Dialogu dhe kompromisi janë komponentë kritikë të qeverisjes; ato nuk janë shenja dobësie. Të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje në të bazuar në normalizimin e marrëdhënieve, e cila mbetet thelbësore për aspiratat e të dy vendeve për në BE. Dhe ne shpresojmë që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se emisari amerikan, Gabriel Escobar do të shkojë sot në Bruksel për takimin Kurti-Vuçiq, duke thënë se suksesi i këtyre bisedimeve është “prioritet absolut” për SHBA-në.

“Një zyrtar i lartë këtu nga Departamenti do të udhëtojë në Bruksel për të mbështetur takimet e liderëve në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Ne nuk jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto bisedime, por suksesi i këtyre bisedimeve, për pyetjen tuaj të dytë – dhe unë jam gjithmonë e urrej të jap renditje apo nota, numerike apo të tjera – por është një prioritet absolut i yni”, theksoi Price.

Related Articles