Zëdhënësi i KEDS-it: Na pret një dimër i vështirë, qytetarët rrezikojnë të mërdhihen

Zëdhënësi i KEDS-it: Na pret një dimër i vështirë, qytetarët rrezikojnë të mërdhihen

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se Kosovën e pret një dimër i paparashikueshëm.

Ai bëri thirrje tek qytetarët që mos të ngrohen me energji elektrike, por të zgjedhin format alternative. Sipas tij, jo vetëm Kosova është në krizë energjetike por e gjithë Evropa.

“Apeli ynë i vazhdueshme është që qytetarët mos të ngrohen me energji elektrike, sepse po vendosin që të ngrohen në mënyrë të pasigurt, pasi që jo vetëm Kosova por e gjitha Evropa është duke hyrë në situata të turbullta energjetike, të pa parashikueshme dhe nuk e dimë sa dhe si do të krtë energji elektrike”, thotë Buzhala.

Ai tha së qytetarët rrezikojnë të merdhihen nëse vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.

“Situata është shumë e paparashikueshme, mirëpo ajo që mund të themi tash është qe na pret një dimër jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe shumë më i vështirë se vitin e kaluar. Po hyjmë në ujëra të turbullta, qytetarët duhet të ngrohen me forma alternative, pasi që me energji elektrike rrezikojnë të merdhihen”, tha ai për IndeksOnline.

Related Articles