Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka gjetur shpejt ‘fajtorin’ për hudhjen e 133 mijë e 234 vaksinave kundër COVID, të cilave u doli afati pardje.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi ka thënë se ka faj që Kosovës i shkuan dëm këto vaksina të AstraZenecas.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje në një konferencë për media, për mbajtjen e së cilës nuk u njoftuan shumica e mediave tregoi për skadimin e afatit të këtyre vaksinave, ndërsa Manxhuka sot ka shkruar se deputeti Haxhiu i ka shtyer njerëzit që të mos i shfrytëzojnë ato.
“Vaksinave qe dje u doli afati e u asgjesuan, per te njejtat Bekim Haxhiu-Kamishi pati thene se u skadon afati ne qershor dhe keto deklaratat jane publike. Pra, genjeshtra te tilla ne Kuvendin e Kosoves dhe jashte kane bere qe njerezit te hamendesohen dhe vaksinat te mos shfrytezohen”, shkroi ai në Facebook.