Zekirija Ramadani largohet nga Prishtina

Zekirija Ramadani largohet nga Prishtina

FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani i kanë ndarë rrugët të premten mbrëma.



“Zeri.info” mëson se kryesia e klubit dhe trajneri nga Shkupi e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Ramadani në edicionin e kaluar e drejtoi Prishtinën në rrugën drejt titullit kampionit, i cili është arritur me shumë sakrificë.

Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj në kryeqytet do të mbahet shumë gjatë mend për këtë fakt.

Ramadani iu bashkua Prishtinën në shtator të vitit 2020.

Image

Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë pasi që me tre skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçë ’89 dhe Feronikelin.

Image

Deri te ndarja erdhi për shkak se në këtë edicion, skuadra nuk i ka arritur pritshmëritë që kishte në kampionat për ta mbrojtur titullin në 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Prishtina pas javës së 13 ndodhet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Ballkani.

Trajneri i ri i Prishtinës do të mësohet në ditët në vijim në vijim. 

/Gazeta Enigma/

Related Articles