Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka thënë se forcat ruse po përgatiten ta bombardojnë Odesan, një qytet historik port në bregun e Detit të Zi, raporton The Guardian.
“Ata po përgatiten të na bombardojnë Odesën” tha ai në një adresim me video.
“Rusët kanë ardhur gjithmonë në Odessa. Ata gjithmonë kanë ndjerë vetëm ngrohtësi në Odesa. Vetëm sinqeritet. Dhe tani çfarë? Bomba kundër Odesës? Artileri kundër Odesës? Raketa kundër Odesës? Do të jetë një krim lufte. Do të jetë një krim historik”, shtoi Zelenskiy.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt, duke e pushtuar qytetin Kherson dhe duke e rrethuar portin e Mariupolit, por Odesa deri më tani është kursyer nga sulmet.
Pothuajse një milion njerëz jetojnë në Odesa, një port kozmopolit në bregun jugor të Ukrainës me gjuhë ukrainase dhe ruse dhe minoritete bullgare e hebreje.
Përparimi rus nga Krimea e pushtuar pjesërisht është kthyer në lindje për t’u lidhur me separatistët e mbështetur nga Rusia dhe për ta kapur portin Mariupol të Detit Azov.
Por një pjesë tjetër e forcës është nisur gjithashtu në perëndim drejt Khersonit, në rrugën drejt Odesës. Qyteti është gjithashtu afër kufirit moldav dhe rajonit të Transnistrisë së pushtuar nga Rusia.
Gjatë 11 ditëve të para të luftës, forcat ruse nga Bjellorusia gjithashtu kanë avancuar drejt kryeqytetit Kyiv nga veriperëndimi dhe verilindja, ndërsa një grup tjetër bombardoi qytetin verior të Kharkivit. / Gazeta Enigma.