Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të shtunën për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesë” me Moskën, raporton BBC.
Zelensky ka thënë se ishte shansi i vetëm i Rusisë për të kufizuar dëmin nga “gabimet” e saj në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, ka thënë Zelensky në një fjalim mbrëmjen e së shtunës.
“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, ka thënë Zelensky.