Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se është I gatshëm që të flasë drejtpërdrejt me Vladimir Putinin, por pa ndërmjetësues, shkruan Gazeta Enimga.
Zelensky ka bërë të ditur se do të hynte në negociata me Putinin për kushtet e dialogut dhe jo për kushtet e ultimatumeve.
“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadrin e dialogut, jo ultimatume”, ka thënë Zelensky për Rai 1.
Kujtojmë që Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime që nga 29 marsi kur u takuan në kufirin e Bjellorusisë.
Zelensky tha se “hapi i parë i qartë” drejt negociatave, do të ishte tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.
“Largohu nga ky territor që ke pushtuar që nga 24 shkurti. Ky është hapi i parë i qartë për të folur për çdo gjë”, shtoi ai.