Zelensky për pretendimet ruse se është gati për bisedime në Bjellorusi: “Jo bisedime në një shtet agresor”

Zelensky për pretendimet ruse se është gati për bisedime në Bjellorusi: “Jo bisedime në një shtet agresor”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i është përgjigjur pretendimeve të bëra nga delegacioni rus se është “gati për bisedime” me Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha më herët gazetarëve se delegacioni rus kishte mbërritur në Bjellorusi për bisedime dhe “tani janë duke pritur për ukrainasit”.

Në një fjalim kombëtar të dielën në mëngjes, Zelenskiy tha se ai mbetet i hapur për bisedime në vende të tjera që nuk po tregojnë agresion ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas shtoi se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Më herët u raportua se ushtria ukrainase tha se rrëzoi një “raketë me krahë” të gjuajtur në Kiev nga një avion bjellorus Tu-22 këtë mëngjes.

“Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës pak minuta më parë rrëzuan një raketë me krahë të lëshuar në kryeqytetin e Ukrainës nga territori i Republikës së Bjellorusisë nga një aeroplan TU-22”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës”, Valerii Zaluzhnyi, tha në një deklaratë rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.

“Ky është një tjetër krim lufte i Federatës Ruse dhe Rusisë”, shtoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles