Në një paraqitje në fjalimin e natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se kishte shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës me arsyetimin se ishin “tradhtarë”.
“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë”, tha ai, përcjell Telegrafi. “Nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”.
Ai foli për dy zyrtarët e lartë, duke shtuar se ata “që thyejnë betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas… do të privohen në mënyrë të pashmangshme nga grada të larta ushtarake”.
Në adresën e tij video, Zelensky ka përshkruar forcat ruse si “të liga”.
Ai tha se “pushtuesit janë përpjekur të depërtojnë dhe të zënë një vend në shtëpinë tonë nga drejtime të ndryshme – nga toka, nga qielli, nga deti”.
“Përbindësha që djegin dhe plaçkitin, që sulmojnë dhe janë të prirur për vrasje”.