Zelensky: Ushtria ukrainase e ka devijuar planin rus me të cilin synohej kapja e tij

Zelensky: Ushtria ukrainase e ka devijuar planin rus me të cilin synohej kapja e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë ndalur një plan rus me të cilin planifikohej kapja e tij gjatë natës dhe vendosja e një lideri nga rusët.

“Ne e devijuam planin e tyre”, tha Zelenksy, duke u bërë thirrje rusëve që t’i bëjnë presion homologut rus, Vladimir Putin, për ta ndalur pushtimin, shkruan BBC, përcjell Gazeta Enigma.

Sipas presidentit ukrainas, forcat e vendit të tij e kanë kontrollin në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet kryesore përrreth.

Zelensky gjithashtu ka thënë se Ukraina e ka të drejtën që të jetë anëtare e BE-së. Ukraina nuk është anëtare në Bashkimin Evropian, por e ka shprehur në kushtetutë aspiratën që këtë ta bëjë në të ardhmen.

Related Articles