Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e kryetarit për kompensimin e viktimave të krimit, meqenëse ish-kryesuesja ka arritur moshën e pensionimit dhe sipas fuqisë ligjore i është pushuar mandati
Në krye të këtij Komisioni është zgjedhur gjyqtari i Gjykatës Supreme, Zenel Leku.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dërgimin e anëtarit të Komisionit, respektivisht kryesuesit të Komisionit sipas Ligjit dhe është propozuar Zenel Leku, gjyqtari i Gjykatës Supreme.