Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nick Giacobbe, e ka përfunduar misionin e tij në Kosovë.
Ai me këtë rast është nderuar me urdhrin “Ibrahim Rugova” nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, është shprehur mjaft i kënaqur me punën e zëvendësit të tij.
Hovenier tha se Giacobbe, ka punuar shumë në avancimin e marrëdhënieve ShBA-Kosovë.