Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, të hënën, sot do të vizitojë Kosovën, ku pritet të takohet me liderët shtetëror raporton Gazeta Enigma.
Takimi i tij i parë do jetë me ministren Gërvalla.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024 Ora: 12:40”, thuhet në njoftim.
Pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media.
Më pas, Bettel do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas takimit do të mbajnë konferencë për media dhe do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi. Takimi do të nisë në ora 13:55, ndërsa konferenca në 15:00.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në ora 15:20, Bettel do të takohet me presidenten Osmani. / Gazeta Enigma.