Të dielën përmes parimit një anëtar-një votë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, zgjodhën kryetarin e LVV-së, GVV-së dhe RVV-së, në nivel të tretë.
Po ashtu në 26 qendra ata votuan edhe për organet e njëjta për nivelin e dytë organizativ, atë të qendrave.
“Strukturat e reja të dala nga këto zgjedhje përfaqësojnë gjerësinë e Lëvizjes tonë, drejtimin e saj progresist dhe fuqinë organizative si subjekti më i madh politik në vend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Më poshtë gjeni të zgjedhurit për secilën prej 26 Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.