Këtë të diele Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Shqipëri, ku Ibsen Elezi garon përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, raporton Gazeta “Enigma”.
Votimi do të nisë në orën 08:00 deri në orën 18:00, teksa qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.
Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë: Sali Berisha dhe Ibsen Elezi
Janë 108 qendra votimi, ku demokratët në qendrën përkatëse do të votojnë për kryetarin që duan që të drejtojë Partinë Demokratike. Në këto zgjedhje Ibsen Elezi ishte i pari që doli përballë Sali Berishës në këtë garë.
Kujtojmë që Elezi pak ditë më parë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, pasi sipas tij kishte konstatuar shkelje statutore dhe ligjore, por kjo kërkesë nuk është pranuar dhe sot demokratët do vendosin se kë duan në krye të PD./Gazeta Enigma/