Zhduket një e mitur në Novobërd, ishte nisur për të shkuar te këndi i lojërave

Zhduket një e mitur në Novobërd, ishte nisur për të shkuar te këndi i lojërave

Është zhdukur një e mitur, në Novobërd, e cila kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave, te shkolla “Asdreni”.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se prej momentit të daljes nga shtëpia ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndryshe, rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles