Një i mitur në Fushë Kosovë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, njofton Policia.
Ai është raportuar i zhdukur nga babai i tij dje.
Policia tha se është duke e hetuar rastin.
“Fushë Kosovë/20.03.2025-21:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i ti i moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së . / Gazeta Enigma.